Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEART PAQARADA

Gjendja e Paqaradës e paqartë

Gjendja e Paqaradës e paqartë


4 March, 2021 @20:00

Leart Paqarada nuk dihet nëse do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij St. Pauli, në ndeshjen e së shtunës që luhet në udhëtim ndaj skuadrës Karlsruher në Bundesliga 2.

Mbrojtësi anësor i krahut të majtë kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Hamburgut, duke u detyruar ta lëshojë fushën në minutën 78’.

Lidhur me gjendjen e tij, foli trajneri i St. Paulit, Timo Schultz, i cili dha sqarim në konferencën e sotme për shtyp.

“Finn Ole Becker (po ashtu i lënduar) dhe Leart Paqarada janë në pikëpyetje. Eshtë mundësia që asnjëri prej tyre të mos jetë i gatshëm për të shtunën. Të gjithë të tjerët janë në gjendje për t’u stërvitur dhe të gatshëm për të luajtur të shtunën”, ka thënë trajneri Schultz.

St. Pauli aktualisht gjendet në pozitën e 11-të në tabelën e Bundesliga 2.


 
Të gjitha lajmet nga International