Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA - TREPÇA '89

Mposhtë ‘89-shin, e para fitore për Besën!

Mposhtë ‘89-shin, e para fitore për Besën!


3 October, 2020 @16:55

Pas 4 humbjeve në 4 xhirot e para, më në fund vjen fitorja për Besën.

Skuadra pejane fitoren e parë të sezonit e gjeti në takimin e luajtur sot ndaj Trepçës ‘89. Takimi u mbyll me rezultatin final 2-1 (Ardit Tahiri 9’, Lucas da Silva (P) 34’ / Ardi Ajdini (AG) 65’).

Ishte Ardit Tahiri i i pejanëve ai që e hapi serinë e golave në këtë takim duke shënuar në minutën e 9’.

Më pas, Besa shënoi edhe një herë në pjesën e parë. Ishte Lucas da Silva që në minutën e 34’ shënoi nga pika e bardhë për 2-0, për ta dërguar kështu skuadrën pejane me epërsi të dyfishtë në pushim mes dy pjesëve.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, mitrovicasit arritën ta ngushtojnë rezultatin në minutën e 65’ përmes autogolit të Ardi Ajdinit të Besës, por kjo ishte e tëra sa i përket golave.

Gjatë lojës së mbetur, Besa u mbajt mirë dhe e ruajti epërsinë, për ta mbyllur kështu ndeshjen me fitore, e para për të sivjet.

Pak para fundit të ndeshjes, të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak. Fillimisht nga loja u përjashtua Halili i vendasve, e më pas Mashau i mitrovicasve.

Xhiron që vjen, pas pushimit të kombëtareve, Besa luan si mysafire ndaj Arbërisë, kurse Trepça ‘89 e pret Niklin në Mitrovicë.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga