Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - PRISHTINA

Mposhtet edhe nga Prishtina, 4 humbje rresht për Gjilanin

Mposhtet edhe nga Prishtina, 4 humbje rresht për Gjilanin


9 December, 2020 @14:53

Edhe një tjetër humbje për Gjilanin në Superligë.

Humbja e katërt rresht për skuadrën e Gjilanit erdhi sot nga Prishtina, me takimin mes skuadrave në fjalë që u mbyll 0-3 (Ylber Kastrati (AG) 41’, Leutrim Kryeziu 45+1’, Sabien Lilaj (P) 85’).

40 minutat e parë të ndeshjes kaluan pa gola, ndërsa fatale për Gjilanin ishin 5 minutat e fundit të pjesës së parë.

Fillimisht Ylber Kastrati i Gjilanit në minutën e 41’ e dërgoi topin në rrjetën e gabuar, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Leutrim Kryeziu realizoi për 0-2 pas harkimit nga Gauthier Mankenda, për ta dërguar Prishtinën në pushim me epërsi të dyfishte.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, prishtinasit e menaxhuan mirë ndeshjen, madje shënuan edhe një herë.

Penalltinë e fituar nga Gauthier Mankenda, në gol e shndërroi Sabien Lilaj (85’), për ta mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin përfundimtar 0-3.

Humbja e pësuar sot bën që Gjilani ta humbë vendin e katërt në tabelë, kurse Prishtina e vendit të tretë, momentalisht është larg dy liderëve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga