Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYER OF THE MONTH - AUGUST 2022

Muaji i parë, çmimi i parë

Muaji i parë, çmimi i parë


16 September, 2022 @12:03

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit gusht në Premier Ligë, pas performancave briliante të treguara për ekipin e tij.

Haaland shënoi nëntë gola në pesë ndeshjet e para të tij në Premier Ligë, duke thyer rekorde aty, ndërsa që në muajin e tij të parë në Angli, kapi çmimin e rëndësishëm të lojtarit të muajit, Gusht 2022.

Me këtë, Haaland bëhet lojtari i parë në histori të Premier Ligës që merr çmimin e lojtari të muajit që në muajin e parë të paraqitjes së tij, pas Bruno Fernandesit të Manchester Unitedit, në shkurt të vitit 2020.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League