Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI 1-0 A&N

Mulaj vendos, Drenasi ngritet - për mbijetesë, gjysma e ligës

TOPSPORTI/ D. S.

Mulaj vendos, Drenasi ngritet - për mbijetesë, gjysma e ligës


22 April, 2022 @18:04

Ardhja e trajnerit Leotrim Krasniqi ka bërë që ekipi i Drenasit të këndellet dukshëm në krahasim me fillimin e stinorit pranveror dhe tashmë, në tri ndeshjet e fundit me trajnerin Krasniqi Drenasi jo vetëm që nuk mposhtet, por ka barazuar dhe ka shënuar dy fitore, përfshirë edhe këtë të sotmen ndaj A&N.

Pas pjesës së parë të përfundnuar baraz, pa gola, 0-0, në pjesë të dytë ka dalë në skenë përvoja e Qemail Elshanit, që ka asistuar për Erblind Mulajn, i cili ka tundur portën e prizrenasve për të fituar ndeshjen dhe për t’i sjellë tri pikë të reja skuadrës, Drenasi 1-0 A&N [Erblind Mulaj 69].

TABELA AKTUALE

Fitorja ka ngritur Drenasin prej pozitës së parafundit në renditje në të gjashtin për momentin, ndërsa ka futur në zjarr gjysmën e poshtme të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A - në luftë për mbijetesë.

Duelet e nesërme në këtë grup, pritet të sjellin ndeshje interesante, ndërsa sa i përket A&N pas fitores ndaj Rahovecit me trajnerin e përkohshëm Denis Isaja, sot kanë pësuar humbjen e parë me të!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë