BRANDO - PAS NDESHJES
Mundi nuk mjaftoi
26 March, 2016 @16:37
Në prononcimin e ekipit të Lirisë pas ndeshjes, ndihmës-trajneri Erdogan Brando është prononcuar për Radio Kosovën ku ka thënë se Liria do të kërkojë rastin në ndeshje tjera, pas humbjes nga Hajvalia sot.
“Ndeshja nuk filloi mirë për ne pasi që pësuam në fillim të saj. Më vonë edhe pse u këndellëm nuk arritëm të shënojmë. Në pjesën e dytë ndodhi e njejta, pranuam gola në fillim të saj dhe pastaj ramë nga loja. Ne u munduam mjaft, por tani do të kërkojmë rastin në ndeshjet tjera,” ka thënë ish qendërmbrojtësi tash ndihmës trajneri i skuadrës së Lirisë, Brando.
Liria dëshiron që të shpëtojë nga zona Play-Out e Superligës së Kosovës këtë stinor dhe kërkon të mbijetojë pa ndeshje barazhi.