MUNISHI - PAS NDESHJES
S’ka qenë fitore e lehtë
26 March, 2016 @16:22
Ismet Munishi po vazhdon ëndrrën me Hajvalinë drejt titullit kampion.
Ekipi i tij sot ka shënuar fitore bindëse ndaj Lirisë, ndërsa Munishi ka treguar se përkundër rezultatit loja nuk ka qenë e lehtë.
“Ka qenë një ndeshje e mirë dhe lojtarët kanë luajtur shumë mirë. Liria na vuri në vështirësi pavarësisht se golat i shënuam nga akcione të rrjedhshme. Hajvalia është ekip që lufton për titull, ne kemi ekip kompetitiv dhe zgjidhje për çdo pozitë. Nuk guxojmë të ankohemi nëse një futbollist mungon apo lëndohet,” ka thënë Munishi pas ndeshjes, shkruar faqja zyrtare e klubit nga Kishnica.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Hajvalia ka marrë kryesimin e Superligës pas kësaj fitoreje ndaj Lirisë.
RAPORTI I NDESHJES