MARRIN KRYESIMIN

Festa e Hajvalisë pas golit, nga një ndeshje e kaluar.
Hajvalia lidere, mposhtet Liria
26 March, 2016 @15:49
Skuadra e Ismet Munishit i është rikthyer kreut të tabelës sot me fitore bindëse ndaj Lirisë në Kishnicë 3-0. Borozani.com
Në fakt, Hajvalia morri shpejt epërsinë në ndeshje kur Liridon Leci, kapiten i ekipit, shënoi me kokë për të mposhtur Altik Muhaxhirin që mbron portën prizrenase.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Mirëpo, më pas përkundër rasteve nga të dyja palët gol nuk kishte. Hajvalia mbizotëroi në posedim ndërsa golat e shpejtë të shënuar në fillim të pjesës së dytë nga Veton Shabani që u asistua nga braziliani Serginho da Luiz Junior dhe Genc Hamiti që pranoi top nga Semir Zeneli, hajvaliasit siguruan fitoren duke e bërë rezultatin 3-0 40 minuta para fundit të ndeshjes.
Më pas motivi i bardhezinjëve ra dhe nuk kishte më ndonjë gjë atraktive në lojë, derisa Hajvalia morri kreun e klasifikimit para ndeshjeve të nesërme.
FAKTE:
Golashënuesi më i mirë i Lirisë Florim Bërbatovci mungoi për shkak të kartonave. | Liridon Leci shënoi golin e shtatë të stinorit. | Robert Gjeraj luajti me fashë në kokë, përkundër urdhërave të mjekut që i kishte thënë të pushojë 10 ditë nga çarja e kokës që e kishte pësuar në përballjen e së dielës së kaluar ndaj Dritës. | |
FORMACIONI STARTUES I HAJVALISË: Tahiri, Hamiti, Leci, Prekazi, Dragusha, Babaj, Karabegu, Ahmeti, Pacolli, Zeneli, Sergio. Trajner: Ismet Munishi. | FORMACINOI STARTUES I LIRISË: Muhaxhiri, Mazreku, Ramadanaj, Berisha, Vokshi, Mehmeti, Gjeraj, Memaj, Dina, Fetahaj, Rugova. Trajner: Erdogan Celina. |