BESNIK HASI
Mungesa e përvojës, na mohoi fitoren
17 September, 2014 @15:28
Trajneri nga Gjakova, Besnik Hasi, që u bë mbrëmë trajneri i parë shqiptar që udhëhoqi një ekip në Ligë të Kampionëve, ka thënë për mediat se mospërvoja ka qenë shkaku që ekipi i tij lëshoi fitoren nga dora.
“Ne jemi ekip shumë i ri. Mesatarja e moshës te ne është 22. Nuk e di nëse ka ndonjë ekip me 11-she më të re në Ligë të Kampionëve. Ekipi po luan shumë mirë, por gabimet që po i bën ekipi janë gabime që i bëjnë të rinjtë,” ka thënë fillimisht Hasi, transmetojnë mediat e huaja sot.
“Ne kemi luajtur futboll, nuk kemi ardhur të mbrohemi. Ne do të japim gjithçka nga vetja për të arritur sa më shumë që mundemi. Gjithashtu kemi dështuar t’i konkretizojmë disa raste, që ndoshta do të na siguronin fitoren,” ka shtuar ai.
Anderlechti i Hasit ka qenë pjesën më të madhe të lojës në epërsi si ndaj Galatasarayit, mirëpo ata pranuan krejt në fund një gol që ua mohoi fitoren dhe ndeshja përfundoi me barazim, 1-1.