Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJEVE

Mungesat dhe kthimet, para Ligës së Kampionëve!

Mungesat dhe kthimet, para Ligës së Kampionëve!


28 September, 2015 @19:48

Lionel Messi, Olivier Giroud dhe Mario Mandzukic janë ndër lojtarët që do të mungojnë në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. 

Mirëpo, në skuadrat tjera pjesëmarrëse në garën më të vlefshme europiane ka edhe shumë mungesa tjera, por edhe kthime - shkojmë radhazi. 

Barcelona-Bayer. Lionel Messi, Rafinha, Thomas Vermaelen, Jordi Alba e Claudio Bravo - nuk janë. Te gjermanët mungesa janë: Omer Toprak, Tin Jedvaj dhe Roberto Hilbert. 

BATE-Roma. Dy mungesa të rëndësishme te ekipi romak: Francesco Totti dhe Edin Dzeko. Seydou Keita është në dyshim për lojë, derisa te BATE, Vitali Rodionov nuk luan, e Aleksandr Hleb është në dyshim. 

Bayern-Dinamo Zagreb. Arjen Robben i është kthyer stërvitjeve, derisa Franck Ribery mbetet jashtë sigurt. Mehdi Benatia, Holger Badstuber dhe Jan Kirchhoff, nuk janë gjithashtu. Leonardo Sigali (gjuri) dhe Gordon Schildenfeld (muskuli i këmbës) nuk janë fare në listë, derisa Ivo Pinto është në dyshim. 

Arsenal-Olympiacos. Olivier Giroud është suspenduar, Danny Welbeckk dhe Jack Wilshere janë qe sa kohë të lënduar. Te ekipi grek i suspenduar është Luka Milivojevic, derisa Giannis Maniatis dhe Alejandro Dominguez janë në dyshim, ngase ka gjasa të kthehen pas lëndimeve. 

Maccabi-Dynamo Kiev. Nosakhare Igiebor dhe Dejan Radonjic te izraelitët, ndërsa Yavhen Makarenko mungon te ukrainasit. 

Porto-Chelsea. Diego Costa pritet të rikthehet, derisa portieri i parë i ekipit, Thibaut Courtois mbetet jashtë. Te vendasit, Andre Silva është i lënduar, ndërsa pritet kthimi i Ivan Marcanos. 

Lyon-Valencia. Nabil Fekir thuajse ka humbur stinorin me Lyonin, derisa Clement Grenier dhe Gueida Fofana nuk dihet kur kthehen. Valencia nuk e ka portierin Matthew Ryan, derisa Jose Gaya është i lënduar dhe nuk dihet a do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. 

Zenit-Gent. Thomas Foket dhe Erik Johannson janë mungesat te belgët. Te vendasit nuk ka të raportuar mungesa. 

Malmo-Real. Gareth Bale dhe Sergio Ramos mund të kthehen, derisa Jese Rodriguez i lënduar së fundi vështirë se do të përfitojë rastin. Pepe, Danilo dhe James Rodriguez - nuk janë thirrur për ndeshje. Te suedezët, Rasmur Bengtsson dhe Zlatan Azinovic - nuk janë në ekip. 

Shakhtar-PSG. Gregory van der Wiel te francezët, ndërsa Taras Stepanenko te vendasit janë mungesat kryesore. 

CSKA-PSV. Jetro Williems dhe Florian Jozefzoon ka kohë që mungojnë te holandezët, derisa Luuk de Jong është në dyshim te PSV-ja gjithashtu. Andres Guardado, pritet të mungojë mbi 1 muaj pas lëndimit në përballje ndaj Manchester Unitedit për PSV-në. 

ManchesterUTD-Wolfsburg. Luke Shaw dhe Marcos Rojo - mungesa te ekipi i Louis Van Gaalit, derisa Vieirinha dhe Koen Casteels te ekipi gjerman. 

Atletico M.-Benfica. Koke, duket të jetë mungesë te ekipi i Diego Simeones, derisa Julio Cesar dhe Ljubomir Fejsa do të kthehen te Benfica. 

Astana-Galatasaray. Patrick Twumasi është i suspenduar te vendasit, derisa Burak Yilmaz është mungesë e theksuar te ekipi turk, duke ditur që Hamit Altintop është i lënduar që moti. 

Borussia M.-ManchesterCTY. Martin Stranzl mbetet jashtë, derisa Alvaro Dominguez dhe Granit Xhaka kthehen te ekipi gjerman. Te anglezët, David Silva kthehet, kurse Joe Hart e Vincent Kompany janë në dyshim. 

Juventus-Sevilla. Dy mungesa të sigurta te kampioni italian janë: Mario Mandzukic dhe Claudio Marchisio. Stephan Lichtsteiner dhe Kwadwo Asamoah mund të jenë të gatshëm. Te kampioni i Europa League, Ever Banega, Daniel Carrico dhe Adil Rami janë mungesa të sigurta, Gael Kakuta dhe Sergio Escudero ndërkaq, janë në dyshim. 


 
Të gjitha lajmet nga