MIREL JOSA
Mungoi pasimi final
23 September, 2018 @22:38
Prishtina përkundër se dominoi në derbin e sotëm ndaj Dritës, me raste, në fund pësoi.
Trajneri i bardhekaltërve Mirel Josa ka thënë se ekipi luajti lojën më të mirë ndoshta të këtij stinori, por mungoi akti final për të arritur te goli.
“Kemi luajtur lojën më të mirë ndoshta të stinorit. Raste kemi pasur gjatë gjithë ndeshjes, por mungoi pasimi final për të realizuar golin. Drita nuk ka pasur asnjë rast sot, përveç kur erdhi njëherë dhe shënoi,” ka thënë ndër të tjera Josa pas ndeshjes.
Prishtina përjetoi humbjen e parë të stinorit sot, ndërsa xhiron që vjen luan derbin lokal ndaj Flamurtarit.