SHPËTIM DURO
Debutoi me fitore në derbi
23 September, 2018 @22:33
Një debutim që e ëndërron çdo trajner. Kjo i ka bërë vaki sot Shpëtim Duros, që për herë të parë si trajner ishte pjesë e Superligës së Kosovës, derisa Drita fitoi Prishtinën në derbi, 1-0.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Dritës pas katër humbjeve me radhë, ndërsa në anën tjetër ka qenë disfata e parë e Prishtinës këtë stinor.
“Debutim me fitore, për të dhënë motiv psikologjik. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, 4 të kaluara pa fitore dhe kundërshtarin e fortë përballë, jam i kënaqur me pikët e fituara,” ka thënë Shpëtim Duro pas ndeshjes për mikrofonët e mediave pas ndeshjes.
Drita tash do të ketë punë në superderbin lokal, ndaj Gjilanit në xhiron që vjen.