DRITA - PRISHTINA
Shala vendimtar, kampioni i rikthehet fitoreve
23 September, 2018 @18:49
Në duelin e zhvilluar sot mes kampionit në fuqi dhe nënkampionit në fuqi të Kosovës, fituese doli skuadra vendase, e cila përkundër krizës aktuale, arriti ta mposhtë Prishtinën.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa vendasit fitoren e gjetën me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Pas një krosimi të Xhevdet Shabanit nga krahu i djathtë, më së miri në zonë u gjend Arbër Shala, i cili shënoi për 1-0, rezultat i cili doli të ishte përfundimtar i ndeshjes.
10 minuta para fundit, Liridon Leci i Dritës u përjashtua pas 2 kartonëve të verdhë, mirëpo kjo nuk ndikoi në ndryshimin e rezultatit dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Dritës.
Befasisht, kjo është vetëm fitorja e dytë e kampionit në fuqi të Kosovës, që nuk dinte për fitore që nga xhiroja e parë, kurse Prishtina me këtë humbje mbetet 3 pikë larg kreut.
FORMACIONET STARTUESE
DRITA: Bakaj, Kuka, Limani, Gërbeshi, Leci, Shaqiri, Krasniqi, SHala, Vuçaj, Shabani dhe Neziraj; PRISHTINA: Bekaj, Dallku, Thaqi, Bekteshi, Arago, Miftaraj, Ahmeti, Mustafa, Korenica, Mankenda dhe Khalid. |