SKENDERBEU - TIRANA
Oto John shpëton Skënderbeun
22 September, 2018 @23:03
Kësaj radhe, ish golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Oto John, ka shpëtuar Skënderbeun nga humbja.
Ai është futur 12 minuta para fundit të ndeshjes në lojë nga trajneri i korçarëve Orges Shehi, ndërsa ka shënuar pas vetëm 9 minutave të qëndrimit në fushë, për të barazuar rezultatin dhe për t’ia sjellë një pikë të rëndësishme Skënderbeut në përballjen derbi ndaj Tiranës që përfundoi 1-1.
Tirana e Ze Marias erdhi në epërsi me golin e Edon Hasanit, që pas krosimit nga e djathta shënoi me kokë për 0-1 në minutën e 20-të të ndeshjes.
Tentimet e shumta të Skënderbeut nuk kishin zgjidhje, derisa në skenë u fut nigeriani John, që shënoi për të barazuar në minutën e 87-të të ndeshjes, 1-1 dhe për ta mbajtur ekipin e Shehit në krye të klasifikimit edhe pas 5 xhirove.