TREPÇA - BASHKIMI
‘Minatorët’ dalin nga zona e rrezikshme
22 September, 2018 @18:33
Pas tre humbjeve radhazi, skuadra e Trepçës ka shënuar sot fitoren e dytë me radhë në dy xhirot e fundit dhe kështu ka dalë nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë.
Mitrovicasit kanë mposhtur sot në “Adem Jashari” ekipin e Bashkimit të Koretinit me rezultat 2-1 dhe me këtë fitore kanë arritur te kuota e gjashtë pikëve, që i nxjerr ata nga zona e rrezikshme.
Bashkimi ka shënuar humbjen e tretë të stinorit dhe tashmë është me katër pikë pranë zonës së rrezikshme të klasifikimit, para ndeshjes së radhës që e ka ndaj Besës së Pejës.
Trepça do të udhëtojë në derbi me Vushtrrinë xhiron që vjen.