FLAMURTARI - FERONIKELI
Feronikeli i Ramadanit mposht liderin, bëhet lider
22 September, 2018 @17:41
Feronikeli është lider i ri i Superligës së Kosovës. Pas fitores ndaj liderit të deritashëm, Flamurtarit, Feronikeli i drejtuar nga Zekirija Ramadani ka kaluar në vend të parë të klasifikimit.
Ekipi nga Drenasi ka nisur furishëm ndeshjen, duke tentuar që në momentet e para të ndeshjes të shënojë, dhe kjo iu shpërblye me gol, kur Mendurim Hoti u gjend më së miri në zonë, pas një gjuajtjeje të lirë, për të shënuar për 0-1 (13’).
Flamurtari sikur nuk e llogariti këtë gol fare, dhe iu sul portës kundërshtare dhe pati raste për të barazuar në pjesë të parë, por goli nuk erdhi.
Sidoqoftë, me të nis pjesa e dytë, golashënuesi më i mirë aktual i Superligës, Alban Shillova barazoi shifrat në terren. Ai me të nisur ndeshja pas një akcioni të shpejtë shënoi për 1-1 (46’).
Ndeshja u hap dhe rastet nuk munguan në pjesën e dytë. Mirëpo, golat u shënuan vetëm nga mysafirët.
Së pari ka qenë Agostinho Da Silva që i dha epërsinë Feronikelit me golin e tij në minutën e 60-të të ndeshjes, ndërsa 10 minuta më vonë, Artur Magani shënoi nga afëria për 1-3 (70’) për atëa që u bë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Feronikeli ka kaluar në krye të klasifikimit, ndërsa Flamurtari ka përjetuar humbjen e parë të stinorit.
11-shet startuese:
FLAMURTARI: | Neziri, Maxhuni, Kabashi, Quansah, Namani, Zeqiri, Bruqi, Boshnjaku, Krasniqi, Shabani, Shillova. Trajner: Arsim Thaçi. | ||
FERONIKELI: | Smakiqi, Islami, Prekazi, Hoxha, Lladrovci, Dabiqaj, Kastrati, Hoti, Rexha, Da Silva, Fazliu. Trajner: Zekirija Ramadani. |