BALLKANI - TREPÇA'89
Ballkani “arrë e fortë” për ‘89shin
21 September, 2018 @17:42
Përkundër rasteve të shumta që kishte në lojë, në fund Ballkani e Trepça’89 kanë shpëtuar pa pranuar gol dhe kanë ndarë pikët në Suharekë sot.
Ndeshja përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa rastet e Blend Baftiut dhe Jetmir Topallit në pjesë të parë shkuan kot në njërën, ndërsa në tjetrën anë rast kishte Manevski, që nuk arriti të shënojë.
Përndryshe, ish kampionia Trepça’89 nuk ka arritur që thuajse në tërë pjesën e dytë të shfrytëzojë mungesën e një lojtari te Ballkani.
Egzon Shabani u ndëshkua me karton të kuq që në fillim të pjesës së dytë, por kjo nuk e bëri ekipin e Ballkanit që të dorëzohet.
Përkundër, ata duruan sulmet e ‘89shit dhe bile në disa raste edhe tentuan me kundërsulme, por tashmë ishte vështirë të kërkojnë më shumë.
Te Trepça’89 Manevski dhe Gucev, kishin rastet më të mira në pjesë të dytë, por prapë se prapë goli nuk erdhi dhe kështu ekipet arkëtuan nga një pikë.
11-shet startuese:
BALLKANI: | Ruxhi, Berisha, Kukaj, Potoku, Krasniqi, Shabani. Elezaj, Emini, Baftiu, Topalli, Manevski. | ||
TREPÇA '89: | Beqiri, Basriu, Shoshi, Mersini, Pira, Gucev, Gava, Maloku, Hyseni, Hyshmeri, Manaj. |