GRUPI H: VALENCIA - JUVENTUS
Ronaldo përjashtohet, por Juventus s’ndalet
19 September, 2018 @22:59
Në një nga ndeshjet kryesore të mbrëmjes së sontme në Champions League, Juventusi ka shënuar fitore 0-2 ndaj Valencias në ‘Mestalla’.
Përveç golave dhe rezultatit, vëmendja në këtë ndeshje shkoi te Cristiano Ronaldo, i cili për herë të parë të parë në karrierë u ndëshkua me karton të kuq në Ligën e Kampionëve.
Në debutimin e tij në Champions League me Juventusin, Cristiano Ronaldo u përjashtua nga loja në minutën e 38’ të ndeshjes, mirëpo kjo nuk ndikoi që Juventusi të mos e tregonte fuqinë e tij.
Me dy gola të Miralem Pjanic nga pika e bardhë, ‘Zonja e Vjetër’ shënoi fitore dhe arriti ta fillojë me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër të grupi, United shënoi 0-3 ndaj skuadrës së Young Boys në Zvicër.