PRISHTINA - GJILANI
Zëvendësuesi Miftaraj shpëton Prishtinën
19 September, 2018 @19:54
Në ndeshjen e mbetur të javës së parë të Superligës, Prishtina arriti ta mposhtë Gjilanin me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja në përgjithësi kaloi me dominim të vendasve, mirëpo goli vonoi deri në minutën e 80’, me skuadrën mysafire që u tregua e palëkundur në fazën defansive deri në atë moment.
Pas një krosimi nga Jamal Arago, më së miri në zonë u gjend zëvendësuesi Diar Miftaraj, i cili me kokë ia dhuroi golin e fitores prishtinasve, për ta ngritur këtë skuadër në kuotën e 11 pikëve pas 5 ndeshjeve.
Në anën tjetër Gjilani mbetet në mesin e tabelës me 7 pikë.
FORMACIONET STARTUESE
PRISHTINA: Visar Bekaj, Armend Dallku, Armend Thaqi, Jamal Arago, Leotrim Bekteshi, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Alen Jasharovski, Basit Khalid. Trajner: Mirel Josa. GJILANI: Donat Kaçiu, Ylber Kastrati, Mauricio Jose Marinho, Endrien Magani, Armend Halili, Jefferson Lopes, Arbër Mustafa, Trevin Caesar, Ansi Nika, Vilfor Ysa, Wilber Mauricio Perez. Trajner: Sadat Pajaziti. |