SHQIP NË BOTË
Kololli ia dhuron fitoren Zürichut
20 September, 2018 @22:53
Me një gol të Benjamin Kolollit nga pika e bardhë, skuadra e Zürichut arriti të shënojë fitore 0-1 në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League në udhëtim te AEK-u. Pas golit të shënuar, Kololli festoi në mënyrë ‘interesante’, ku për pak sa nuk u lëndua (festimin e tij mund ta shihni në video e mëposhtme).
Përveç Kolollit, startues sonte për Zürichun ishte edhe Hekuran Kryeziu, ndërsa nga ‘shqipet’ tjera nëpër botë, Amir Rrahmani ishte startues për Dinamon e Zagrebit në fitoren 4-1 ndaj Fenerbahçes, Ardin Dallku ishte startues në humbjen e Vorsklas 4-2 nga Arsenali në ‘Emirates’, kurse Eros Grezda e Ansi Agolli ishin rezerva të papërdorura për Rangersat, respektivisht Qarabagun.
⚽️