VËLLAZNIMI - RAMIZ SADIKU
Vëllaznimi merr kreun
22 September, 2018 @18:25
Me fitore të pritur ndaj ‘ndërtimtarëve’ të Ramiz Sadikut, Vëllaznimi sot ka marrë kreun e Ligës së Parë të Kosovës.
Ekipi nga Gjakova shënoi fitore 2-0 me anë të golave të shënuar në pjesë të parë nga Dhonatan Santos dhe Lekë Vula.
Rezultati nuk ndërroi në pjesë të dytë dhe kështu gjakovarët kanë arritur lehtë te fitorja, e barazimi i Onixit në përballjen tjetër, i ka bartur të parët në krye të klasifikimit me anë të golaverazhit.
Derisa Vëllaznimi ende nuk ka pranuar gol në Ligë të Parë këtë edicion dhe po marshon me synimin për tu kthyer shpejt në Superligë, Ramiz Sadiku në anën tjetër ka regjistruar humbjen e katërt nga pesë ndeshje të zhvilluara.