KEK - DRENICA
Drenica thellon krizën ‘elektrike’
22 September, 2018 @18:12
Shpejt, sigurt dhe me sulme nga të gjitha anët, kuqezinjtë e Tahir Lushtakut me fitore 2-4 kanë marrë tre pikë të reja në Superligë, duke mposhtur KEK-un.
Armend Abazi (12’) i dha epërsinë Drenicës me golin e tij 0-1. Pak para fundit të pjesës së parë, ka qenë Vigan Rexhaj (45’) që me kokë çoi KEK-un krejtësisht kokuëlur në pushim, kur shënoi për 0-2.
Tentim këndellja e elektricistëve në pjesë të dytë rezultoi me gol nga një tollovi brenda zonës, kur Ardit Gashi shënoi për 1-2 (57’).
Mirëpo, kjo thelloi seriozitetin e Drenicës, të cilët përfituan penallti me rrëzimin e Osman Mziut në zonë dhe Taulant Dajaku i pagabueshëm shënoi për 1-3 (73’).
Pak para fundit të ndeshjes Kreshnik Uka shënoi golin e parë të stinorit për 1-4 (88’), ndërsa krejt në fund, Shpëtim Preniqi i KEK-ut dha epilogun e ndeshjes me 2-4.
Derisa KEK-u është ende në kërkim të fitores së parë prej se arriti në Superligë, Drenica tashmë ka regjistruar fitoren e dytë dhe ka bërë ngritje në klasifikim.
11-shet startuese:
KEK: | Nika, Tejeci, Govori, Vitia, Nimani, Stullqaku, Grajqevci, Hashani, Berisha, Veliu, Gashi. Trajner: Enis Nasufi. | ||
DRENICA: | Ymeri, Rexha, Thaqi, Tahiri, Mustafa, Abazi, Uka, Bejta, Lushtaku, Dajaku, Pasoma. Trajner: Tahir Lushtaku. |