LIRIA - LLAPI
Alidema me hattrick fundos Lirinë
22 September, 2018 @18:04
Sulmuesi i dikurshëm i Vllaznisë së Pozharanit, Festim Alidema, ka shënuar hattrickun e parë për ekipin e Llapit, ndërsa ky tregolësh i tij i ka ndihmuar ekipit të tij që t’i rikthehet fitoreve dhe të arrijë pozitën e dytë në klasifikim aktualisht.
Alidema ka mbajtur gjallë ekipin, kur Liria avancoi, jo vetëm një, por dy herë, për të shënuar tre herë dhe për të arritur te fitorja 2-3.
Liria avancoi me golin e Liridon Fetahajt (14’) që me të majtën e tij i dha epërsinë prizrenasve. Mirëpo Alidema barazoi shpejt, 1-1 (21’).
Liria nuk u dorëzua dhe mbylli pjesën e parë në avantazh kur Egzon Sinani (39’) i mysafirëve shënoi autogol për 2-1.
Mirëpo në pjesë të dytë Llapi dominoi dhe shënoi dy herë. Minuta e 66-të dhe ajo e 71-të kanë qenë kur Alidema shënoi për të barazuar në 2-2 dhe për t’i sjellë në avantazh llapjanët që po drejtohen nga Bylbyl Sokoli.
Liria u vërsul për të kërkuar barazimin në fund, por më kot. Llapi tashmë dukej i sigurt në mbrojtje dhe hapësira për gol bardhezinjëve vendas të drejtuar nga Bedridin Gjinali iu ngushtua, e ndeshja përfundoi me fitoren e Llapit, 2-3.
Humbja e katërt e Lirisë në këtë stinor, i shpie prizrenasit në zonën e rrezikshme të Superligës.
11-shet startuese:
LIRIA: | Hodaj, Thaçi, Dina, Walidjo, Gjeraj, Mustafa, Kryeziu, Fetahaj, Mitraj, Gashi dhe Karahoda. Trajner: Bedridin Gjinali. | ||
LLAPI: | Haxho, Emini, Idrizi, Sinani, Namani, Jashari, Zhdrella, Alidema, Kelmendi, Maliqi dhe Shabani. Trajner: Bylbyl Sokoli. |