LUIS ENRIQUE

Mungoi fati për golin e shpresës
11 April, 2017 @23:10
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pas ndeshjes i ka bërë të ditur mediave se një rikthim i ekipit të tij ndaj Juventusit është i vështirë shumë.
“Në një natë si kjo, do të duheshte prekja e fatit, për të na kthyer në lojë dhe për të na dhënë shpresa,” ka thënë Enrique fillimisht.
“Një rikthim si ai ndaj Paris St Germainit është shumë i vështirë,” ka shtuar ndër të tjera ai, raporton Gazzetta Dello Sport pak më parë.
Barcelona u mposht 3-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në Camp Nou.