Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEVIN DE BRUYNE

Mungon për disa javë

Foto: Sky Sports

Mungon për disa javë


28 January, 2016 @12:29

​U inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi vetëm 4 minuta pas inkuadrimit. Madje goli i tij ishte shumë i vlefshëm për kualifikimin e Manchester Cityt në finalen e Capital One Cup, mirëpo jo gjithçka u mbyll siç duhet mbrëmë për skuadrën e Manchester Cityt.

Kevin De Bruyne pësoi një lëndim në gjurin e djathtë dhe siç duket lëndimi i tij do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Këtë e konfirmoi Patrick De Koster, i cili është agjenti personal i 24-vjeçarit.

Skenimet nga stafi mjekësor i Manchester Cityt do të bëhen nesër (të enjten) në mëngjes dhe aty do të konfirmohet saktësisht kohëzgjatja e mungesës së tij, mirëpo momentalisht e tëra çfarë dihet është se lëndimi ka të bëjë me ligamentet e gjurit dhe duket mjaft serioz.

De Bruyne u transferua tek City nga Wolfsburgu verën e kaluar dhe në sezonin e parë në Angli ka 12 gola dhe 12 asiste në të gjitha garat.


 
Të gjitha lajmet nga