Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISMET MUNISHI

Munishi: Më vjen turp që nuk shutuam të paktën një herë në portë

Munishi: Më vjen turp që nuk shutuam të paktën një herë në portë


28 April, 2021 @18:38

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, më shumë se sa me rezultatin e ndeshjes, ishte i brengosur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen e sotme ndaj Drenicës.

Takimi i zhvilluar në Gjilan mes dy skuadrave, përfundoi me rezultat pa gola 0-0, duke i ndarë kështu pikët nga një secila.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, Ismet Munishi dha se i vjen turp për lojën jo të mirë në aspektin ofansiv.

“Më vjen turp që nuk shutuam të paktën njëherë në portë. Ndeshjet mund të kryhen edhe me barazim, por edhe do të mund të kishim humbur ndoshta edhe me lojë të mirë. Ajo nuk më pengon, por që ne duhet të rrezikojmë më tepër. Duhet t’i futemi më shumë rrezikut.

Ne përditë po shohim se çka na duhet për sezonin tjetër. Problemet në sulm do t’i përmirësojmë në afatin kalimtar duke e rritur konkurrencën”, tha Munishi për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga