MEDIA TALK
Munishi: Nuk flas për selektorin
30 May, 2021 @22:38
Trajneri i njohur kosovar që tashmë është duke drejtuar Gjilanin në Superligë, Ismet Munishi në cilësinë e analistit në emisionin sportiv të ATV-së ka thëën se nuk dëshiron të flet më për selektorin Bernard Challandes. Borozani.com
“Kur flas unë për Kosovën nuk flas si Ismet Munishi trajner, këtë kuptojeni. Unë flas si një tifoz, si një Dardan, që ia dua të mirën vendit tim, por për të s’dua të flas më, le t’ja zgjasin kontratën edhe 10 vite nëse duan,” ka thënë Munishi në emision, duke mos e zgjatur më shumë për selektorin zviceran të Kosovës.
Bernard Challandes ka disa muaj që po kritikohet për ftesat dhe mosftesat ndaj disa lojtarëve të Kosovës për ndeshjet që po zhvillohen, ndërsa Munishi ka thënë se ka folur kur ka folur për të dhe më nuk do të vazhdojë.