REFERIMI

Maqedonia e Veriut - Sllovenia, në drejtimin e gjyqtarëve të Kosovës
Teksti: FFK
30 May, 2021 @21:00
Pak ditë pasi një katërshe e gjyqtarëve tanë e ndau drejtësinë në ndeshjen miqësore të kombëtareve A, Turqi – Azerbajxhan, një tjetër treshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar nga UEFA për ndeshjen miqësore Maqedoni e Veriut – Slloveni.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (më 1 qershor) në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në Shkup, derisa do të drejtohet nga gjyqtari Besfort Kasumi, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Igor Stojvevski nga Maqedonia e Veriut.