KOSOVA

FOTO / FFK
Përfundon edhe stërvitja e dytë e Kosovës, ka munguar Vedat Muriqi
Teksti: FFK
29 May, 2021 @23:19
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit për miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës.
Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm 19 futbollistë, ngase për shkak të disa shqetësimeve të vogla shëndetësore ka munguar sulmuesi Vedat Muriqi.
Edhe gjatë stërvitjes së sotme djemtë dardanë kanë punuar me përkushtim të madh, derisa prurjet e reja tashmë kanë filluar ta njohin më mirë pjesën tjetër të futbollistëve.
Gjatë kësaj stërvitje krahas aspektit fizik, përzgjedhësi Challandes u ka shpjeguar futbollistëve strategjinë e tij dhe lojën të cilën ai dëshiron ta ndërtojë për ndeshjet e ardhshme.