CHAMPIONS LEAGUE

Tuchel fantastik, Chelsea fiton Ligën e Kampionëve
29 May, 2021 @23:07
Skuadra e Chelseat, duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 0-1, shpallet kampion në Ligën e Kampionëve.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga gjermani, Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 42’ pas një super asistimi të Mason Mount.
Manchester City në minutat e mbetura nuk arriti ta kaloi mbrojtjen e skuadrës londineze.
Ky ishte titulli i dytë i Chelseat në Ligën e Kampionëve në histori të klubit.