DEKLARATA PARA FINALES

Foto: uefa.com
Pep: Jam më i lumturi në botë
29 May, 2021 @16:50
Para ndeshjes, trajneri Josep Guardiola, duke folur për uefa.com ka bërë të ditur se është njeriu më i lumtur në botë vetëm me arritjen në finale.
Kjo, është arritje historike për Manchester Cityn, që kanë arritur për herë të parë në garën më të vlefshme të futbollit evropian.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Të arrish këtu është privilegj, nder. Do të bëjmë më të mirën tonë sonte. E gjitha që duhet bërë është të jemi të sinqertë me veten dhe të provojmë ta fitojmë ndeshjen,” ka thënë Guardiola.
Manchester City është duke kërkuar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve që në finalen e parë të arritur. Ndërsa Chelsea po e kërkon të dytën. Ndeshja nis në ora 21:00 dhe luhet në Dragao të Portos.