UEFA

Champions League, përparësia e golit si mysafir - ndryshon rregulla!
29 May, 2021 @15:38
Sipas njoftimeve më të fundit, duket se rregulli i përparësisë së golit në terrenin kundërshtar në ndeshjet e Champions League do të ndryshojë.
Vendimi ende nuk është zyrtar, por media të ndryshme, përfshirë edhe TheAthletic, kanë shkruar së fundi që UEFA pritet ta ndryshojë këtë rregull, duke e hequr përparësinë e skuadrës që ka shënuar më shumë gola në terrenin kundërshtar.
Pra, me rregullin e ri, në rast se pas dy ndeshjeve rezultati mes skuadrave është i barabartë, ndeshja shkon në vazhdime, pavarësisht se cila skuadër ka shënuar më shumë gola në terrenin mysafir.
Mbetet të shihet se a do të zyrtarizohet ky vendim dhe se nga cili sezon do të hyjë në funksion.