PARA FINALES

Foto: UCL
55% - 45% gjasat, City apo Chelsea?!
29 May, 2021 @15:31
Sonte me fillim prej orës 21:00 në Dragao të Portos, dy skuadrat e suksesshme të viteve të fundit në Angli, Manchester City dhe Chelsea ndeshen për të përcaktuar më të mirin e sezonit për Evropën.
Një superduel, mes dy ekipeve që janë ndeshur disa herë këtë stinor dhe një ndeshje që do të përcaktojë kampionin e ri të Evropës, pasi që titulli i fundit u fitua nga Bayerni.
Sa i përket gjasave për të fituar finalen, Manchester City ka pak më shumë sesa Chelsea - së paku kështu thonë votat në faqen zyrtare të UEFA-së, derisa për Cityn 55% kanë votuar si fitues i mundshëm, ndërsa 45% për Chelsean.
Në anën tjetër, përkundër se trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka qenë më i mirë se Pep Guardiola në ligë dhe FA Cup në dy muajt e fundit, pritet që Guardiola të reagojë me 9-shen fallso, me të cilën ka kaluar lehtë londinezët.
Chelsea, në anën tjetër, duke u bazuar në ndeshjet e fundit, me mbrojtjen e konsoliduar dukshëm pas ardhjes së Tuchelit në krye të ekipit dhe me motivin nga përballjet e kaluara, do të kërkojë edhe kulminacionit e sezonit, që nisi mbarë me ardhjen e trajnerit gjerman në ekip.
-
Si arritën në finale?
MANCHESTER CITY kishte një ecuri thuaja perfekte. 11 fitore e vetëm 1 barazim në rrugë për në finale me 25 gola të shënuara dhe vetëm 4 të pranuara.
Golashënues më të mirë në garë, Riyad Mahrez dhe Ferran Torres me nga 4 të shënuara.
Fitues i Grupit C fillimisht për të kaluar në të tetën e finales Borussia Monchengladbachun 4-0; pastaj Borussia Dortmundin 4-2 në çerekfinale dhe së fundi ndaj ish-finalistit PSG në gjysmëfinale me rezultat 4-1.
CHELSEA një frymë krejt tjetër në ekipin që nga janari i këtij viti bëri që londinezët papritur të arrijnë finalen e madhe. 8 fitore 3 barazime dhe vetëm 1 hubmje gjatë rrugës me 22 gola të shënuara dhe vetëm 4 të pranuara.
Golashënuesi më i mirë në garë është aktualisht sulmuesi rezervë por me shumë përvojë, Olivier Giroud me 6 të shënuara.
Rrugëtimi nisi si fitues i Grupit E, prej ku u befasua Atletico Madrid në të tetën e finales me 3-0; pastaj radha i erdhi Portos në çerekfinale me 2-1, ndërsa në gjysmëfinale u eliminua rekord-kampioni i garës, Real Madrid me 3-1.