SUPERLIGA
Pas penalltive, caktohet skuadra e fundit e Superligës
28 May, 2021 @18:48
Pas ekzekutimit të penalltive, Dukagjini e mposhti Trepçën’89 me rezultat 3-4 dhe u inkuadrua në Superligë.
Fillimisht, Adenis Shala, shënoi për Trepçën’89 në minutën e 30’, derisa Labinot Osmani e barazoi rezultatin pas një asitimi të Altin Merlakut në minutën e 52’.
Koha e rregullt në këtë ndeshje u mbyll me rezultat 1-1, derisa pas vazhdimeve nuk u tundën rrjetat e të dyja skuarave.
Në ekzekutimin e penalltive, skuadra e Dukagjinit ishte më e suksesshme dhe e arriti Superligën për sezonin 2021/22.