BUNDESLIGA PLAYOUT

Rikthim i madh për të mbijetuar në elitë
29 May, 2021 @21:01
Pas disfatës në shtëpi 0-1 tri ditë më parë, Koln ka arritur të shpërthejë në ndeshjen e kthimit dhe me fitore bindëse 1-5 ndaj Holstein Kiel ka siguruar edhe për një edicion Bundesligën.
Dueli i PlayOutit të Bundesligës sot ka vendosur për skuadrën e fundit pjesëmarrëse për edicionin 2021/22 të elitës së futbollit gjerman, derisa Koln i drejtuar nga Friedhelm Funkel ka mbijetuar.
Ka qenë suedezi Seb Andersson që ka shënuar dy herë shpejt në ndeshje për t’i dhënë krah skuadrës së tij drejt fitores, pas epërsisë së shpejtë dhe fillestare të Kolnit që u barazua edhe më shpejt nga Holstein Kiel përmes jugkoreanit Lee Jae-Sung.
Në fund, Koln festoi fitoren bindëse 1-5 [Sung 4 - Hector 3, Andersson 6, 13, Czichos 39, Skhiri 84] dhe me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 2-5 ka siguruar Bundesligën 2021/22.
Kujtojmë nga Bundesliga 2 këtë stinor janë promovuar Bochum si fitues i ligës dhe Greuther Furth si i dyti. Holstein Kiel përmes barazhit nuk e arriti mundësinë për Bundesligë, pasi që u mposht sot nga Koln.
Në anën tjetër, nga Bundesliga janë përshëndetur dy skuadra shumë të njohura gjermane, Schalke 04 si i fundit në renditje dhe Werder Bremen, si i parafundit.