PLAYOFF FINAL @ CHAMPIONSHIP

Fotot: brentford/fb
Për herë të parë në Premier League: Brentford
29 May, 2021 @18:19
Skuadra e Brentfordit e drejtuar nga danezi Thomas Frank ka arritur të sigurojë për herë të parë Premier Ligën angleze me fitore sot ndaj Swanseat në finalen e PlayOffit të Championshipit të zhvilluar në Wembley.
Brentford ka mposhtur Swansean, ish-ekipin e kosovarit Bersant Celina, në finale 2-0 [Toney 10p., Marcondes 20].
Kjo fitore për ekipin nga Londra Perëndimore vlen rreth 200 milionë euro, për shkak të finales së madhe të PlayOffit dhe inkuadrimit në elitë.
Përndryshe, Brentford do të luajë në elitë të futbollit anglez për herë të parë që prej 1946/47, ndërsa bletët, siç njihen ndryshe futbollistët e ekipit, do të kenë mundësi të shijojnë TOP skuadrat angleze për herë të parë, çdo javë.
Me ardhjen e Brentfordit në Premier League, numri i ekipeve që kanë shijuar elitën e “rinovuar” angleze të futbollit është ngritur në 50.