2 KORRIKU - BESIKTAS

2 Korriku arrin marrëveshje bashkëpunimi me Besiktasin
30 May, 2021 @16:57
Skuadra e 2 Korrikut do të ketë lidhje të ngushtë bashkëpunimi me gjigantin turk dhe kampionion aktual të Turqisë, Beşiktaş.
Marrëveshja tashmë është arritur dhe është zyrtarizuar nga vet skuadra prishtinase nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Ky bashkëpunim do të mundësojë që futbollistët nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, të provohen në Turqi te skuadra Beşiktaş, ndërsa përveç kësaj do të ketë edhe bashkëpunime të tjera mes dy klubeve për promovim të talentëve, trajnerëve dhe rritjes së profesionalizmit të ekipit prishtinas.