KOSOVA

FOTO / FFK
Kosova zhvillon edhe stërvitjen e tretë për ndeshjet e qershorit
Teksti: FFK
30 May, 2021 @18:54
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës.
Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm 20 futbollistë, teksa në ditët e ardhshme pritet që të vijnë edhe Herolind Shala, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini, të cilët ende janë të angazhuar me klubet e tyre.
Edhe në stërvitjen e së dielës Dardanët kanë stërvitur me përkushtim dhe në atmosferë shumë të mirë, teksa është punuar në disa segmente me qëllim të përshtatjes sa më të mirë të prurjeve të reja.