PËRGATITJET PËR EURO

Foto: Swiss Nati Team/fb
Xhaka startues në fitore, Zeqiri 0 minuta
30 May, 2021 @22:26
Kombëtarja zvicerane ka shënuar fitore në miqësoren përgatitore para EURO 2020 ndaj SHBA-ve, duke i mposhtur amerikanët në St Gallen 2-1 [Rodriguez 10, Zuber 63 — Lletget].
Granit Xhaka ka qenë në fushë startues dhe ka luajtur 90-minuta në këtë ndeshje, derisa Xherdan Shaqiri ka luajtur vetëm në pjesë të parë të ndeshjes.
Në anën tjetër, futbollisti Andi Zeqiri që pat një aventurë premtuese me Kosovën dhe së fundi vendosi të luajë për Zvicrën përkundër ftesës nga selektori Vladimir Petkovic, nuk ka fituar asnjë minutë këtë ndeshje.
Nga futbollistët tjerë me origjinë shqiptare të ftuar në këtë ndeshje ka qenë edhe Admir Mehmedi, që ka luajtur nga minuta e 68 e ndeshjes.