Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Munishi: Objektivi, t’i marrim 3 pikë - u arrit

Foto: KFBallkani/fb

Munishi: Objektivi, t’i marrim 3 pikë - u arrit


26 November, 2020 @15:45

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pas ndeshjes së fituar ndaj Drenicës ka treguar se ekipi i tij ka arritur objektivin në ndeshje, ndërsa ka lëvduar ekipin kundërshtar për lojën.

“Për neve objektiv ishte t’i marrim tri pikë në këtë ndeshje. Duhet të ushtrojmë edhe më fazën defanzive të lojës, për atë në pjesë të dytë luajtëm më mbyllur,” ka thënë trajneri lider aktualisht në Superligë pas ndeshjes për ArtSport.

“Prej 0-2 kundërshtari na vuri në vështirësi. Drenica është skuadër e mirë, por ne ishim përqëndruar të arrijmë objektivin në këtë ndeshje,” ka thënë Munishi.

Ballkani është lider i Superligës së Kosovës, me 5 pikë më shumë sesa kampionia aktuale Drita.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga