ISMET MUNISHI
Munishi tregon pse e vendosi Fiton Hajdarin në krah të mbrojtjes
5 April, 2021 @17:46
Skuadra e Gjilanit sot u paraqit me një formacion jo të zakonshëm përballë Besës.
Trajneri i gjilanasve Ismet Munishi, vendosi që krahun e djathtë të mbrojtjes t’i besojë Fiton Hajdarit, i cili rolin e zakonshëm në fushë e ka si mesfushor ofansiv i krahut.
Munishi vendimin e tij e sqaroi duke pranuar se kjo zgjedhje kishte për qëllim që të ketë një armë më shumë në fazën ofansive.
“Fitoni është lojtar shumë i mirë si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe në fazën e sulmit. Ne kemi dalur sot me formacion ofansiv dhe normalisht që Fitoni vetëm rolin e ka pasur si mbrojtës i djathtë, ndërsa rreth 70% të kohës ka qenë në fazën sulmuese dhe jam i kënaqur si me Fitonin ashtu edhe me gjithë futbollistët”, tha Munishi pas ndeshjes.
Taktika e trajnerit në fund doli të jetë i suksesshëm, pasi Gjilani fitoi me rezultat të thellë 5-1.
Por ky rezultat sipas Munishit nuk ishte edhe aq real, pasi që sipas tij Besa tregoi lojë të mirë.
“Me të vërtetë mua më kanë befasuar Besa me lojë të mirë edhe gjatë kampionatit edhe në këtë ndeshje. Me të vërtetë kanë lojtarë shumë të talentuar. Sot nuk ishte aq e lehtë. Rezultati nuk ishte në raport nga ajo që kanë treguar dy skuadrat në fushë, por sido që të jetë jam shumë i kënaqur me qasjen që kanë pasur futbollistët tanë, me seriozitetin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë kohës. Me të vërtetë kemi një grup futbollistësh që janë lojtarë me karrierë të mirë dhe që kanë tituj e janë të dëshmuar për këtë. Pavarësisht se Besa praktikisht është përshëndetur nga Superliga, ne kemi parë disa skuadra që kanë pasur shumë vështirësi me Besën dhe kjo e fundit ka ditur të befasojë dhe besoj që do t’i befasojë edhe disa skuadra të tjera në vazhdim”, përfundoi ai.