Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELCHE 1-1 MALLORCA

Muriqi dështon nga penalltia, shënon nga penalltia dhe skuqet!

Muriqi dështon nga penalltia, shënon nga penalltia dhe skuqet!


10 October, 2022 @23:26

Protagonisti kryesor i ndeshjes ndërmjet Elches dhe Mallorcës ka qenë sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

Prizrenasi së pari dështoi të shënojë nga penalltia, për të çuar ekipin e tij në avantazh. Më pas, Mallorca pranoi gol dhe ra në disavantazh!

Në pjesë të dytë, Mallorca përsëri fitoi penallti, ndërsa kësaj radhe Muriqi shënoi për barazim! Ndërsa 5 minuta para fundit të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq direkt, për të lënë ekipin me 10 lojtarë deri në fund, që u detyrua të mjaftohet me pikën e fituar Manuel Martinez Valero të Elches. Elche 1-1 Mallorca [Ponce 15 - Muriqi 71p.]

Elche është e fundit në renditje dhe sonte ka fituar pikën e dytë kampionale, ndërsa Mallorca tash ka 9 pikë nga 8 ndeshje në La Liga, duke qenë në pozitën e 12 të renditjes.

Për Muriqin, ky ka qenë goli i katërt sezonal.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga