SULMUESI I KOSOVËS
Muriqi: Kërkoj falje për rastet
29 March, 2021 @9:15
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që shënoi ditë më parë në miqësore ndaj Lituanisë, këtë nuk e arriti ndaj Suedisë në kualifikuese, përkundër se kishte raste në fillim të ndeshjes.
Futbollisti që luan në kampionatin italian Serie A për ekipin e Lazios, pas ndeshjes ka thënë se ekipet si Suedia të ndëshkojnë për një pakujdesi të vogël.
“Filluam ndeshjen mirë, por me ekipe të tilla pëson edhe me gjysmë gabime. Edhe unë kisha raste, sulmuesi humb, por duhet të jemi më të kujdesshëm. Dy raste i kishim dhe është dashur ta shfrytëzojë së paku një. Kërkojë falje, por ndonjëherë nuk ia do,” ka thënn Muriqi.
Pas miqësores ndaj Lituanisë dhe kualifikueses ndaj Suedisë, Kosova tash do të udhëtojë në Spanjë për tu ndeshur me favoritin tjetër të grupit në rrugë për Katar 2022.