ANKARAGUCU - RIZESPOR

Muriqi shpëton ekipin nga humbja
4 May, 2019 @16:59
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol nga penalltia sot për ekipin e tij Rizespor, duke mos lënë që ekipi i tij të mposhtet nga Ankaragucu 2-2.
Muriqi ka shënuar gol në minutat shtesë të takimit (90’+1), ndërsa ekipi i tij me këtë gol barazoi 2-2 dhe mbeti aktualisht në pozitën e tetë të klasifikimit të Superligës turke.
Muriqi përndryshe është i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës turke, me 14 gola të shënuara. Para tij janë vetëm Mbaye Diagne i Galatasarayit dhe Burak Yilmaz i Besiktasit. I pari ka 28 gola të shënuara, i dyti 16.