MBROJTËSI
Mustafi merr ftesë nga Löw
20 March, 2015 @12:39
Qendërmbrojtësi nga Gostivari që vesh fanellën e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka marrë ftesë për miqësoret e radhës nga trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw.
Mustafi i cili po shkëlqen te Valencia këtë stinor, prej se kaloi aty nga Sampdoria, do të jetë në përbërjen e 23 futbollistëve Panzer, që do të luajnë ndaj Austrisë dhe Gjeorgjisë.
Gjermania është kampione aktuale e Botës në futboll, pasi triumfoi në Botërorin Brazili 2014 duke e mposhtur Argjentinën në finale.