BULINEWS

Foto: via Eurosport
Nagelsmann përgjigjet lidhur me spekulimet për Bayernin
14 April, 2021 @15:39
Pas eliminimit të mbrëmshëm të Bayernit nga Liga e Kampionëve dhe përfoljeve të sotme se trajneri aktual i Bayernit Hansi Flick do të bëhet përzgjedhës i kombëtares gjermane — kanë filluar menjëherë spekulimet se trajneri aktual i Leipzigut Julian Nagelsmann mund të merr drejtimin e klubit bavarez.
Mirëpo, Nagelsmann ka mohuar menjëherë këto spekulime, duke i quajtur të pavërteta. Ish-reprezentuesi gjerman, Lothar Matthaus ka thënë se Nagelsmann është në bisedime me Bayernin për të zëvendësuar Flickun në largim.
Sidoqoftë, Nagelsmann ka qenë i qartë sot.
“Nuk ka pasur asnjë bisedë mes meje dhe Bayernit. Nuk e kam idenë se prej nga Lothar ka marrë këtë informacion. Natyrisht që këtë mund ta konfirmojnë edhe agjentët e mi. As ata nuk kanë pasur kontakte fare me Bayernin për këtë punë,” ka thënë Nagelsmann 33-vjeçar.