FORMACIONET E MUNDSHME

Foto: uefa.com via Getty Images
Rast për dëshmim
14 April, 2021 @14:00
Borussia Dortmund dhe Erling Haaland është në pozitë që të dëshmojë talentin. Ekipi, por edhe lojtari i ri që po përflitet si lojtar i së ardhmes, do të duhet të tregojnë forcën e vërtetë të tyre për të kërkuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Manchester City, lider dhe gati-kampion i Anglisë për këtë sezon, ka fituar ndeshjen e parë 2-1. E sonte, ky rezultat do të jetë tejet i rrezikshëm për ta, pasi që me një 1-0 minimale, Dortmund do t’i eliminojë.
E a do të arrijë këtë Dortmund, apo Manchester City do të luajë furishëm mbetet të shihet në duelin që nis në Signal Iduna Park prej orës 21:00.
Formacionet e mundshme:
BORUSSIA DORTMUND: Hitz; Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro; Emre Can, Dahoud, Bellingham; Reus, Haaland, Hazard.
MANCHESTER CITY: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gündoğan; Mahrez, Jesus, Foden.