DRITA - FERONIKELI

Namani vendos, Drita mposht kampionin
14 September, 2019 @18:01
Në ndeshjen kryesore të xhiros së katërt të Superligës, Drita nga Gjilani ka shënuar fitore 1-0 ndaj Feronikelit në përballjen mes dy kampionëve të fundit të Kosovës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Hamdi Namani, i cili realizoi me kokë në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati përkundër tentimeve të skuadrave për shënim.
Goli i Namanit bën që Drita të jetë lidere e tabelës me 9 pikë, aq sa ka edhe Gjilani i vendit të dytë, përderisa për Niklin kjo është humbja e dytë sezonale.
Xhiron e ardhshme, Drita i shkon Llapit në Podujevë, kurse Feronikeli në Drenas e pret skuadrën e Flamurtarit.