DRITA

Ndahen rrugët me Kastriot Rexhën
18 August, 2021 @21:55
Nënkampionja e Superligës së Kosovës, Drita, nuk do ta ketë më në skuadër sulmuesin Kastriot Rexha.
Kontra e Rexhës kishte skaduar më 30 qershor 2021, derisa Drita ka bërë ofertë sulmuesit por Rexha nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën, thuhet në faqen zyrtare të skuadrës gjilanase.
Kastrioti kishte probleme me lëndime kohëve të fundit dhe mund të mungojë në fillim të kampionatit të ri.