SERGIO AGUERO
Ndahet nga City
10 March, 2016 @23:46
Sergio Aguero, njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, ka thënë se nuk do të vazhdojë të qëndrojë te Manchester City, pas përfundimit të kontratës së tij aktuale, ka bërë të ditur radioja nacoinale argjentinase sot, transmetojnë mediat angleze.
Aguero aktualisht 27 vjeç ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të stinorit 2018/19 dhe pas kësaj nuk do të vazhdojë kontratën dhe mendon të kthehet në Indipendiente të Argjentinës.